Malaga kërkon Drogban pas transferimit të Nistelrooy-it.

Malaga është klubi tjetër që në sezonin e ri mund të shndërrohet në njërin ndër klubet më të rrezikshme në Europë pasi me pronarët e rinj klubi kërkon të transferoj top-lojtarë Europian.
The Daily Star Sunday tregon se Malaga pasi ka transferuar Nistelrooyn tani dëshiron të transferoj edhe sulmuesin e Chelseat, Didier Drogban.

Malaga sezonin e fundit pati një formë tepër të dobët por tani në krye me pronain, Sheikh Abdullah Al-Thani nga Katari ata në sezonin e ri synojnë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Malaga është duke kërkuar të transferoj sulmuesin e Chelseat, Didier Drogban, sidomos tani pasi Blutë janë duke kërkuar të transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Agueron.

(lajmesoprt.com)



No comments:

Post a Comment