Itali, alarm fals për turistin e infektuar

Publikohen analizat e turistit gjerman, i cili u sinjalizua se mund të ishte i infektuar me bakterin vrasës E.Coli.

Zv.drejtori i shëndetësisë në spitalin e zonës së Meranos, konfirmoi zyrtarisht se analizat deri më tani përjashtojnë çdo mundësi që, turisti të jetë i infektuar nga bakteri që ka tronditur botën. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” citon se në Itali, tashmë kanë nisur polemikat nëse qeveria duhet të kërkojë ose jo dëmshpërblim nga autoritetet evropiane, lidhur me dëmin e shkaktuar pas rënies së konsumit.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment