Ingrit Gjoni u bën bllof këngëtareve.

Klipi më i fundit i këngëtares së famshme Ingrit Gjoni, që është ndoshta dhe klipi më i nxehtë e i arrirë i verës 2011, në bashkëpunim me Tony Ray, “My heart is crying”, është lançuar së fundmi në ekranet shqiptare dhe bashkë me të vijnë dhe kritikat mbi look-un e bukuroshes. Si rrallëherë, Ingriti vjen me një klip të një kualiteti HD gati të përsosur dhe kjo e ka ndihmuar që zgjedhjet e saj në veshje të bien edhe më tepër në sy. Ky klip ka bërë xheloze shumë prej kolegëve të këngëtares, të cilat ndonëse të veshura nga inati nuk kanë ngurruar ta urojnë Gjonin për realizimin perfekt të videos. Ingrit Gjoni pas 2 klipeve shumë të realizuara gjatë këtij viti pret e lumtur sezonin veror, ku veç koncerteve të shumta i ka rezervuar vetes edhe disa ditë pushimi. Në përfundim duke iu rikthyer edhe një herë videos dhe subjektit që ajo trajton, me gjithë sensin nostalgjik që e shoqëron klipin dhe temën “My heart is crying”, Ingriti shprehet se gjithnjë ka qenë me fat në dashuri e se zemra nuk i ka qarë për njeri… deri më sot të paktën. (Bluetooth)

No comments:

Post a Comment