Zanfina: Adelina ka qenë idhulli im

Zanfina Ismaili ka thënë se ka qenë motra e saj Adelina, këngëtarja që ia ka ngjallur dëshirën për këngën, duke qenë se ajo ishte shumë e famshme kur Zanfina ishte fëmijë.

E pyetur se cila ka qenë këngëtarja e saj e preferuar dhe që ka dashur të bëhej si ajo, Zanfina është përgjigjur: “Ka qenë Adelina, të cilën gjithmonë e shikoja si një idhull dhe dëshiroja ta ndiqja rrugën e saj”.

Në një intervistë për të përditshmen Lajm, ajo ka pranuar se ka qenë pikërisht Adelina që ia ka “injektuar” dashurinë për këngën.

“Po, është e vërtetë. Ajo këndonte, ishte këngëtarja më e suksesshme për fëmijë, në shtëpi telefoni asnjëherë nuk ndalej së rrahuri nga thirrjet e adhuruesve të saj, kudo që ajo shfaqej bëhej turmë e njerëzve, ndërkaq Adelina, ishte shumë modeste dhe e afërt me ta. Kur je fëmijë dhe e sheh motrën më të madhe në atë mënyrë, normalisht që lind dëshira, të cilën fillova ta realizoj”, ka deklaruar Zanfina. 

(telegrafi.com)




No comments:

Post a Comment