I vodhi bagëtitë bashkëfshatarit, prangoset 22 vjeçari

Një 22 vjeçar nga fshati Krajen i Komunës Blinisht të Lezhës është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur tre kokë bagëti.

22 vjeçari i cili mban emrin Bardh Brunga u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga blutë e Lezhës pasi 10 ditë më parë dyshohet të ketë vjedhur 3 kokë bagëti në pronësi të shtetasit me iniciale Z, L, banor i fshatit Krajen.
Burime nga policia e Lezhës saktësojnë se Brunga ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, ndërsa aktualisht Prokuroria e rrethit po heton lidhur me veprën penale të “Vjedhjes”.



(noa.al)

No comments:

Post a Comment