Aktivitet e “Vetëvendosjes”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në vendkalimet e këmbësorëve në Prishtinë, kanë realizuar aksionin simbolik, duke shkruar parullën “Protesto kundër hajnisë”.
Aksioni simbolik i Lëvizjes Vetëvendosje u bënë thirrje qytetarëve që më 22 qershor të bashkohen për të protestuar kundër hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve.
Protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje fillon të mërkurën, në ora 12.00, para Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore me moton “Kundër hajnisë” më 22 qershor në Prishtinë.
Protesta, sipas Vetëvendosjes, ka për qëllim që t’u bëjë me dije qeveritarëve që hajnia dhe shpërfillja e interesit të qytetarëve duhet të ndalen.


(Kosovapress)

No comments:

Post a Comment