I shpëtoi jetën me transplant të dyfishtë, vret doktorin dhe veten.

Një kirurg u qëllua për vdekje nga një pacient i tiji jetën e të cilit ai e kishte shpëtuar përmes një transplanti të dyfishtë.

41 vjeçari Dmitriy Nikitin u qëllua me armë teksa po shkonte drejt makinës së tij kur kishte mbaruar orarin e punës në spitalin në Orlando të Floridas ku punonte si kirurg.

Sulmuesi Nelson Flecha ju drejtua vetëm me pak fjalë përpara se të nxirrte armën e ta qëllonte disa herë. Autori më pas u largua drejt një ambienti tjetër të garazheve dhe qëlloi veten me armë.

Flecha kishte qenë pacient i doktorit dhe kishte bërë një transplant të dyfishtë një vit më parë. Doktori Nikitin ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë, mes të cilëve njëri vetëm tre vjeç.

No comments:

Post a Comment