Shpërthen vullkani më i lartë i Evropës.

Kliuchevskaia Sopka është një nga vullkanët më aktivë në botë dhe shpërthen një herë në 5-6 vjet.
I ka dhënë jetë një spektakli vërtet të rrallë. Kliuchevskaia Sopka, vullkani më i lartë i Euroazisë (4750 metra) në Kamciatka, orienti ekstrem rus, është në një fazë spektakolare shpërthimi dhe ka përhapur tymin e vet 5 km mbi nivelin e detit.
Janë vënë re edhe nga fshati i Kliucit, që ndodhet 332 km nga vullkani. Për momentin nuk ekzistojnë rreziqe për pjesët e banuara të zonës. Por sipas burimeve afër grupit të veprimit për shpërthimet e vullkaneve të Kamciatka, ekziston frika se mos tymi dhe nxjerrjet e gazta mund të ndërtojnë një rrezik për motorrët e avionëve.

Kliuchevskaia Sopka është një nga më aktivët në botë dhe shpërthen një herë në 5-6 vjet. Megjithatë, shpërthimi i fundit është regjistruar në nëntor të vitit 2010.

No comments:

Post a Comment