Microsoft shfaq Windows 8.

Para disa ditësh Steve Ballmer kishte lajmëruar për faktin se Microsoft po punonte për Windows 8. Microsoft tashmë ka shpalosur lëshimin e hershëm të versionit të ardhshëm të Windows-it. Shfaqjet e Windows 8 në kompjuterët tabletë, telefona dhe desktop janë treguar në konferenca të ndara në SHBA dhe Tajvan.

Siç pritej, softueri mund të përdoret ose përmes tastierës të zakonshme ose me gjeste në ekranin me prekje.

Nuk është dhënë asnjë datë për hedhjen në treg të Windows 8, por pritet të jetë e gatshme para muajit tetor të 2012-ës.

Ekrani i përzier për Windows 8 parë në demonstrime i ngjan një shtrirjeje me pllaka parë në sistemin e ri operativ mobil të Microsoft-it. Pllakat, që lidhen me aplikacionet e famshme dhe me rrjedhjet e të dhënave, mund të ndryshohen përmes shtypjes së ekranit.

Demonstrimi sugjeron se Windows 8 do të ketë një pamje të unifikuar, megjithëse do të operojë në telefona dhe tabletë si dhe në kompjuterët portabël dhe të fiksuar.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment