Economist: Shqipëria në BE, progresi ka ndaluar.

 
Në një analizë të “The Economist” për situatën aktuale por dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor pas arrestimit të kriminelit të luftës në Bosnje, Ratko Mlladiç Shqipëria zë një vend të rëndësishëm. Duke sjellë në vëmendje situatën aktuale të gjithë rajonit, Shqipëria shkruan “The Economist” ndoshta është më shqetësuese.

Vendi është paralizuar që prej zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2009. Zgjedhjet lokale më 8 maj mund t’i kenë bërë gjërat më keq. Në garën për kryetar bashkie në Tiranë, ka një barazim. Kandidati i kryeministrit Sali Berisha , fiton vetëm nëse fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara do të numërohen. Por kjo, thonë mbështetësit e Edi Ramës, kryetarit të bashkisë që nga viti 2000 dhe kreut të socialistëve në opozitë, është kundër rregullave.

Kolegji Zgjedhor vendos sot më 3 qershor, por pak presin që vendi të dalë nga rruga qorre. Progresi i Shqipërisë drejt BE-së ka ndaluar, besimi i biznesit është i goditur nga kultura e rregullave të mosndëshkimit. Skandalet e korrupsionit riprodhohen, por askush nuk dënohet.

Gjithsesi, pas arrestimit të Mlladiç, në Bruksel ka një shpresë se do të hidhen hapa të rëndësishëm drejt integrimit të lëtyre vendeve drejt BE-së.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment