BB, 25 milionë dollarë për varfërinë

Një marrëveshje 25 milionë dollarë, që do të orientohet drejt politikave të mbrojtjes sociale dhe barazisë së financimeve në sektorin e shëndetësisë, u nënshkrua dje mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit nga dy përfaqësuesit respektivë, ministri Ridvan Bode dhe përfaqësuesja së BB, Kseniya Lvovsky, parashtruan edhe pikat kyçe ku synohet që të shkojnë këto para. “Në fushën e sistemit të mbrojtjes sociale, projekti synon të përmirësojë barazinë, efikasitetin, transparencën dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve për uljen e varfërisë”, tha Daniel Dulitzky, menaxher i sektorit dhe Drejtues i Projektit. Banka Botërore herë pas here ka theksuar faktin që ndihma ekonomike në shumicën e rasteve nuk shkon te familjet që kanë nevojë për të. Ndërkaq, ministri Bode gjatë fjalës së tij ka siguruar BB-në që tërësia e reformave që është nisur në këtë fushë do të realizohet me sukses.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment