Hipnoza i ndihmon pacientët pas operacionit

Kërkuesit belg thonë se një kombinim i hipnozës dhe anestezisë lokale mund të ndihmojë procesin e shërimit tek pacientët të cilët i janë nënshtruar një operacioni.

Në një studim të paraqitur në European Anaesthesiology Congress në Amsterdam, hulumtuesit përdorën hipnozën dhe anestezinë lokale tek pacientët të cilët kishin bërë një heqje të kancerit të gjirit nëpërmjet operacionit dhe thyroidectomi (heqjen e plotë ose të një pjese të gjëndrrave tiroide).

"Në të gjitha këto procedura, anestezia lokale është e mundur por nuk është e mjaftueshme për të siguruar komoditetin e pacientit, prandaj hipnotizimi është pjesa plotësuese që e bën pacientin të ndihet sa më mirë" tha udhëheqësi i studimit Fabienne Roelants. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment