Hidhen në treg HTC EVO 3D dhe View 4G.

Sprint la lëshuar HTC EVO 3D, pasardhësi mjaft i suksesshëm i EVO 4G-së. Pajisja e re, kushton $199.99 dollarë me një kontratë të re dy vjeçare. Gjithashtu i gatshëm është edhe HTC EVO View 4G, që Sprint e konsideron tabletën e parë 4G në SHBA. EVO View është $399.99 me një kontratë dy vjeçare.

EVO 3D ka çdo gjë që e bëri EVO 4G-në një hit kaq të madh dhe e ka futur atë në teknologjitë më të mira të 2011. Kjo do të thotë se pajisja ka një procesor dual-core 1.2 GHz, kamera 5 megapiksel për kapjen e imazheve dhe videove 3D dhe një ekran 3D 4.3 inç. Pajisja operon me Android 2.3 (Gingerbread).

LG lëshoi celularin e tij të mençur 3D, Optimus 3D në Angli në mars.

EVO 4G ishte një nga telefonat e preferuar të 2010, kështu që nëse EVO 3D do të jetë i mirë sa gjysma e tij, do të jetë një aparat i shkëlqyer.

Përsa i përket HTC View 4G, është një tablet me një ekran 7 inç, si versioni WiMax i HTC Flyer-it. Kjo do të thotë që ai ka një procesor tek core 1.5 GHz, operon me Android 2.3 dhe ka një rezolucion 1024 me 600.

(albeu.com)




No comments:

Post a Comment