Zjarr në një fabrikë në Maminas, s’ka të lënduar.

DURRES- Per fat nuk raportohen të lenduar nga zjarri i fuqishëm qe përfshiu mesditën e sotme një fabrikë tullash në Maminas.
Sipas te dhenave te para mesohet se zjarri shpertheu fillimisht ne nje depozite gazi dhe me pas flaket, duket te favorizuara edhe nga era jane perhapur me shpejtesi ne ambiente te tjera te fabrikes.
Ne vend kane mberritur forca te shumta zjarrikese, te cilat u angazhuan per izolimin e vatres se zjarrit dhe per shuarjen e flakeve.

Nuk ka ende te dhena rreth shkaqeve te zjarrit, per te cilat do te hetohet sapo situata te nise e te normalizohet. Banoret perreth jane alarmuar, por nderhyrja ne kohe ka evituar cdo te papritur.

(panorama.com.al)




No comments:

Post a Comment