Kosova mbetet vend transit për azilkërkuesit.

Institucionet e Kosovës, janë duke u angazhuar që të plotësojnë standardet edhe për personat të cilët kërkojnë azil në Kosovë.
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se numri i azilkërkuesve nuk është edhe aq i madh.

Sipas tyre azilkërkuesit e përdorin Kosovën më shumë si vend transit dhe më pak si vendqëndrim, pasi shumë prej tyre largohen pa i përfunduar procedurat ligjore.
Kërkesat për azil të paraqitura në pjesën e parë të vitit kanë shkuar deri në 130, prej tyre 42 janë pranuar, vendime negative janë marrë 10, ndërkaq kërkesat tjera janë në procedurë të verifikimit.
Azilkërkuesit janë kryesisht nga vendet e krizave, përkatësisht nga Pakistani, Afganistani, Bregu i Fildishtë, Somalia dhe vende të tjera të lindjes.

(albinfo.ch)




No comments:

Post a Comment