Hetimi, Feith i befasuar

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith është befasuar nga lajmi për hetim nga EULEX-i dhe menjëherë ka kërkuar sqarim nga Shefi i Misionit të EULEX-it si dhe nga autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Këtë informacion e ka bërë të ditur të hënën zëdhënësi i ICO-s, Andy McGuffi.

Pas raportimit në media se në regjistrat e Prokurorisë Speciale, Pieter Feith figuron si një nga njerëzit që është hetuar nga prokurorë të EULEX-it lidhur me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ICO shprehet se për kjo gjë u ka ardhur në befasi.

“Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) ishte mjaft i befasuar kur dëgjoi për herë të parë për supozimin për një hetim dhe menjëherë kërkoi sqarim nga Shefi i Misionit të EULEX-it dhe zinxhiri i tij komandues si dhe nga autoritetet gjyqësore të Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e ICO-s.

“Ai e ka ushtruar ketë autoritet duke respektuar plotësisht kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës si dhe PGJS-në dhe do të vazhdoj të bëj këtë”, thuhet në fund reagimit. 



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment