BE: Kapërceni krizën politike

Kryediplomatët e 27 vendeve anëtare të bashkimit evropian kanë diskutuar sot në Luksenburg për situatën në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje urgjente për kapërcimin e krizës së tej zgjatur politike e cila mban peng integrimin europian të vendit.

Ministrat e Jashtëm të BE-se u shprehën se "situata në Tiranë është çështje shqetësuese” dhe shprehën keqardhje për përkeqësimin e situatës politike dhe rritjen e tensioneve pas këtyre zgjedhjeve.

Pasdite, Përfaqësuesja e Lartë Ashton, do të dalë pasdite në një konferencë për shtyp në lidhje me këto bisedime.

Ndërkohë në orën 17:00 nis forumi BE-Ballkan, ku Shqipëria përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment