Refuzohet përsëri oferta e Barcës për Rossin

Agjenti i Giuseppe Rossit ka njoftuar se oferta e Barcelonës për klientin e tij ishte tepër e vogël.
“Barcelona kurrë nuk ka ofruar 30 milionë euro për lojtarin, ata kanë ofruar më pak para ndërsa Villareali kërkonte më shumë dhe në fund nuk u arrit ndonjë marrëveshje”.
“Për momentin situata është mbyllur. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Rossi dëshiron të transferohet te Barcelona dhe unë nuk mund të ju siguroj se ai do të qëndroj te Villareali edhe për një sezon tjetër”.

“Juventus? është vetëm spekulim, ata nuk kanë kontaktuar me neve”, tha agjenti, Pastorello për Radio Mana Mana.




(www.lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment