Hakersat sulmojnë qëndrën e Citibank në SHBA

Citibank ka qënë viktima e rradhës e një sulmi hakersash, të cilët kanë vjedhur të dhënat e mijëra konsumatorëve në SHBA.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania e cila njoftoi se një grup punonjesish kanë nisur të telefonojnë klientët për të kontrolluar llogaritë e tyre. Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët e Citibank raportojnë të paktën 210 mijë llogari të prekura nga ky sulm kibernetik.

“Hetimi po vijon. Jemi ende në fazën e kontrollit të të gjithë sistemit bankar dhe më pas në një fazë të dytë do të njoftojmë edhe masat që do të marrim.”, - tha Chester Wisniewski, shefi i sigurisë në Citibank. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment