Wenger: Fabregas? Vetëm tek Reali ose Barça

“Të lë të ikësh tek Barcelona apo Reali i Madridit. Në Premier League jo”. Këto kanë qenë fjalët e Arsene Wenger, menaxheri i Arsenal, për yllin e tij Cesc Fabregas, sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”.


Prioriteti i Topçinjve është që të sigurohen që spanjolli, nëse do ikte, të mos qëndronte në Angli.

Wenger ka kuptuar që Fabregas kërkon të kthehet dhe fitoj një trofe dhe tek Arsenali nuk duket se kjo mund të ndodhë në një kohë të shkurtër.

Mesfushori nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u kthyer në Spanjë, tek Barcelona, me miqtë Pique e Puyol. Por për këtë duhet të arrihet një marrëveshje me Arsenalin dhe nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid të bëjë përpjekje për ta blerë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment