Grevistët UÇK-së drejt radikalizimit

Ish ushtarakët e UÇK-së kanë hyrë në javën e tretë të grevës, para ndërtesës ë qeverisë, ndërkohë që asnjë kërkesë e tyre nuk është plotësuar. Para pak çastesh grupit të grevisteve iu bashkuan edhe një numër i madh i ish ushtarëve të UÇK-së, të cilët po solidarizohen me bashkëluftëtarët e tyre, duke kërkuar që Qeveria të plotësojë kërkesat e tyre urgjentisht.

Nga ana tjetër Xhevdet Qeriqi, udhëheqës i grevës kërkoi nga bashkëluftëtarët e tij që të protestojnë të qetë dhe të mos provokohen sipas Qeriqit nga ata të cilët dëshirojnë të ja ndërrojnë kahjen kësaj greve.

Ndërkohë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës vërëhet edhe shtimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment