Vidhen syzet e Ghandit

Një palë syze, që i përkisnin Machatma Ghandit, janë zhdukur nga muzeu Ashram i qytetit Sevragram, në Indi.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Times of India”, sipas të cilës, ngjarja ka ndodhur që në muajin nëntor, por vetëm tani u bë me dije nga autoritetet indiane, pasi ato kishin frikë se mos do të irritonin publikun.

Fjala është për vjedhjen e objektit simbol të atij që quhet “Babai i Indisë së pavarur”.
Syzet karakteristike të Ghandit, ruheshin në muzeun e njohur të Sevagramit, por për fat të keq, ato nuk rezultojnë të jenë më aty.

Muzeu është vendosur në një vend meditimi pranë Vhardas, në shtetin perëndimor të Maharashtras, ku Ghandi ka kaluar vitet e fundit të jetës së tij.

Mësohet se çdo vit më shumë se 300 mijë vizitorë shkojnë në muzeun e famshëm të Ashramit, ku mbahen të ruajtura disa objekte personale të Mahatmas.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment