Ndahet Bojkeni, kantautori largohet nga shtëpia

Bojkeni dhe Olesia, nuk jetojnë më bashkë. Dashuria e nisur që në vitin 2006, pas një njohje krejt rastësore gjatë një feste ditëlindjeje, mesaduket është në krizë. Bluetooth duke iu referuar burimeve të vete ka mësuar se artisti i njohur aktualisht nuk jeton më me të shoqen dhe se kjo periudhë ‘ndarje’ është bërë e ditur dhe shpërndarë shpejt fillimisht në rrethin e ngushtë shoqëror të çiftit, e më pas nga të tjerë të njohur. ”Bluetooth” shkruan se qershori është muaji i katërt që Bojkeni nuk jeton në të njëjtën shtëpi me bashkëshorten e tij Olesia dhe kjo është cilësuar si një periudhë reflektimi nga ana e të dyve. Nuk dihet sesi do të shkojë më tej martesa e tyre, por ajo që është e sigurtë për momentin është që marrëdhënia e tyre është vërtet në krizë.(gSH)

No comments:

Post a Comment