Gjykata refuzon apelimin e Snipes

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka mohuar kërkesën e apelimit për Wesley Snipes - aktori i famshëm është dënuar për evazion fiskal. Snipes, 48 vjeçar, ka luajtur në shumë filma, por ai që i dha më shumë famë është triologjia "Blade".

Ai u dënua vitin e kaluar për dështimin në pagimin e taksave për vitin 1999, 2000, 2001 dhe ka filluar të vuajë dënimin e tij prej 3 vitesh në muajin dhjetor.

Aktori kishte fajësuar këshilltarët e tij për faktin se nuk kishte shlyer detyrimet.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment