"Të rinjtë duhet të shmangin birrën, verën dhe pijet alkoolike deri sa të arrijnë moshën 25-vjeçare, pasi ′pija modeste alkolike′ është e lidhur me një performancë më të dobët në testet e intelektit" tha dr. Aric Sigman, udhëheqësi i studimit.
Dr. Aric Sigman, biolog dhe anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë, gjithashtu kritikoi edhe qëndrimin e prindërve për pakujdesinë që tregojnë ndaj fëmijëve përsa i përket kësaj fushe.
"Në mënyrë ideale të rintë nuk duhet të konsumojnë alkool deri sa të arrijnë moshën 25-vjeçare, pasi në këtë moshë truri është zhvilluar plotësisht" tha ai.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment