“Gjuetia” ndaj Bin Laden zhvendoset në ujë.

“Gjuetia” ndaj ish-kreut të Al Kaedas, Osama Bin Laden nuk ka përfunduar, tanimë ajo është zhvendosur nën ujë.

Gjuetari kalifornian i thesarëve, Bill Warren është shprehur i vendosur për të ndërmarrë një mision që synon gjetjen e trupit të Osama Bin Laden. Ekspedita do të kryhet në Detin Arab.

Warren thotë se nuk i beson presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe thotë se shpreson të lokalizojë dhe të nxjerrë nga thellësia e detit trupin e Bin Laden për të fotografuar e për t’i kryer një test ADN-je në bordin e anijes së tij./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment