Gjithçka nga pak

Jose Mourinho ka folur për objektivat e Real Madridit për afatin kalimtar të verës, rivalin kryesor, Barcelonën dhe të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll. Strategu portugez po ashtu ka insistuar se dyshja e shumëpërfolur sulmuese, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain do të mbeten në Santiago Bernabeu.



Jose Mourinho ka mohuar spekulimet se Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema mund të largohen nga Real Madridi, gjatë verës, ndërsa sugjeroi se është i interesuar në transferimin permanent të Emmanuel Adebayorit.

Mourinho ka konfirmuar dëshirën e tij të përforcon sulmin e Realit dhe Adebayor erdhi si huazim nga Manchester City në janar për të përforcuar opsionet e portugezit pas lëndimit të rënd që u përcoll me mungesën e gjatë të Higuainit.

Megjithatë, së fundmi spekulohet se Higuain dhe Benzema mund të largohen nga Santiago Bernabeu. Por, gjatë një interviste për Cadena Ser të enjten mbrëma, Mourinho konfirmoi se ata të dy do të mbeten në klub.

I pyetur nëse do të refuzonte largimin e tyre, Mourinho tha: “Nuk e kam për refuzimin tim për shitjen e tyre. Unë nuk i marr këto vendime. Nëse klubi dëshiron të bënë diçka, unë nuk jam askush. Ne të gjithë kemi mendim të njëjtë për Higuainin dhe Benzeman, duam ti mbajmë ata”.

Mourinho pritet të ketë ndikim të rëndësishëm rreth asaj se kush do të vjen në klub gjatë verës dhe u pyet për futbollistë të ndryshëm. Për Adebayorin, Mourinho sugjeroi se Reali do të arrin marrëveshje.

“Ai është futbollistit i Manchester Cityt por ekziston opsioni për blerjen e tij. Jemi në pozitë të mirë dhe futbollisti dëshiron të mbetet këtu. Kjo është e rëndësishme”, u shpreh ai.

Mourinhos i pëlqen Aguero dhe Coentrao

Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero spekulohet se mund të transferohet në Bernabeu, ndërsa Mourinho ka pranuar se pëlqen yllin argjentinas.

“Nuk do të jem hipokrit. Kun është futbollist i shkëlqyeshëm dhe nuk frikësohem ta them, por ai është futbollist i Atleticos. Reali nuk kontakton futbollistët para se të arrin marrëveshje me klubin e tyre”, tha Mourinho.

Rreth mbrojtësit të Benficës, Fabio Coentrao i cili është shprehur i gatshëm për kalim në Real, ai shtoi: “Coentrao është futbollist i mirë. Më pëlqen përshtatshmëria e tij, aftësia e tij të luan në pozita të ndryshme. Futbollistët e tillë janë gjithmonë të mirëseardhur, sidomos në një klub kërkues si Reali”, theksoi ai.

Barcelona e fitoi finalen me meritë

Mourinho u mundua të pushojë sulmet e tij ndaj Barcelonës ku punoi me Boby Robsonin në fund të viteve të 90-ta. “Isha atje mes 1997-2000. Nga 2000 deri 2011 ka ndryshuar shumëçka te njerëzit dhe në institucion. Tani është një klub më ndryshe. Kurrë nuk kam thënë se nuk jam kënaqur duke punuar atje. Nuk kam asgjë kundër klubit”, tha Mourinho i cili ripërsëriti se është i pakënaqur me mënyrën se si Barcelona mposhti Realin në gjysmëfinale por pranoi se fitorja e tyre ndaj Manchester Unitedit ishte “e merituar”.

Nuk largohet nga Real Madridi

Mourinho thuhej se ka dyshime rreth të ardhmes së tij në Madrid. Mirëpo, ai ka theksuar se dëshiron të mbetet edhe sezonin e ardhshëm ndërsa mohoi mundësinë e largimit. “Presidenti është lider krenar i cili e di se zemra dhe shpirti juaj duhet të jetë në Madrid dhe se 99 për qind e profesionistëve duan të jenë këtu. Nëse do ti kisha thënë se konsideroj të ardhmen ai do të më ishte përgjigjur: ‘Merri gjërat e tua dhe shko’. Por, jam shumë i lumtur këtu andaj do të mbetem edhe sezonin e ardhshëm”, përfundoi Mourinho.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment