Ford planifikon motorin më të vogël për 2013

Ford ka njoftuar mbi planet e tij për të ndërtuar motorin më të vogël për makinat në historinë e kompanisë, një 3-cilindërsh turbo-charge i cili premton të rrisë ekonominë e karburantit ndërsa jep të njëjtën ose më shumë fuqi se motorët me 4-cilindra që do të zëvendësojë.

Motori 1 litërsh në fillim ishte shfaqur në formë koncepti në Beijing Auto Show 2010. Motori kombinon karakteristika të teknologjisë së lartë që përfshijnë ngarkesën-turbo, injeksion direkt të karburantit dhe valvula të ndryshueshme për të rritur efikasitetin dhe fuqinë. Ford aktualisht përdor të njëjtën teknologji 3.5-litërshe V6 që është në dispozicion të një numri të konsiderueshëm të automjeteve të saj.

Sipas zv/presidentit të Ford, 3-cilindërshi është "një nga motorët më të avancuar teknologjikisht dhe më efikasi" që kompania ka projektuar ndonjëherë. Detaje të tjera do të zbulohen në Frankfurt Motor Show që do të zhvillohet në shtator, por motori pritet të prodhohet gjerësisht në 2013 dhe do të gjejë rrugën e tij tek Ford Fiesta, e cila për momentin ka një motor 4-cilindërsh.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment