
“Personeli diplomatik do të lërë sa më shpejt vendin. Edhe pse luftimet në kryeqytet nuk i drejtohen drejtpërdrejtë kundër të huajve, por gjithsesi rreziku që vjen nga kjo situatë ka shtyrë ministrinë të marrë këtë vendim” theksohet në njoftim.
Situata në vend u përshkallëzua ditën e djeshme, kur luftëtarët tribalë sulmuan kompleksin presidencial të Jemenit, ku mbeti i plagosur presidenti Saleh.
Kujtojmë që Berlini më 28 Shkurt kishte lëshuar njoftim ku jepte udhëzime për shmangien e udhëtimeve të qytetarëve të saj në Jemen dhe kishte ftuar të gjithë gjermanët që ndodheshin në vend të largoheshin menjëherë.
(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment