Genta Ismajli promovon albumin “Guximi” me një performancë seksi

Ka zgjedhur publikun e diasporës e më saktë diskotekën “Rinora 4” që të shtunën të promovojë albumin e saj më të ri të titulluar “Guximi”, që përmban shumë këngë të reja dhe që Genta Ismajli edhe një herë ka guxuar dhe ka bërë një hap të madh në realizimin e këtij projekti muzikor në kohën kur asnjë këngëtar nuk po realizon albume për shkak të shpenzimeve financare dhe, në anën tjetër, pa asnjë përfitim material pasi këngët menjëherë fillojnë të shkarkohen në internet. Por ja që Genta ka vendosur që për fansat e saj të realizojë këtë projekt me disa këngë të reja, si dhe disa hite të saj, të cilat i ka realizuar më herët, por që janë pëlqyer nga publiku shqiptar. Ekstravagante edhe këtë herë me një veshje seksi, Genta është shfaqur para publikut shqiptar në Zvicër me një performancë të jashtëzakonshme, duke treguar se ende është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Ishte thënë që kënga e fundit rock balada “Pa ty” është huazuar nga një rock grup amerikan, që kishte realizuar këngën në vitin’95, por deri më tani Genta nuk ka reaguar për këtë lajm. Megjithatë, siç duket, fansat e saj pranojnë gjithçka që realizon këngëtarja, qoftë ajo edhe e vjedhur. Për promovimin e albumit, Genta kishte zgjedhur një veshje tejet ekstravagante ngjyrë hiri dhe i gjithë publiku i pranishëm ka lënë sallën në orët e hershme të mëngjesit, të kënaqur nga performanca e këngëtares së njohur.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment