Xhesika Berberi fiton “Miss Univers Albania 2011”, tani garë në Brazil

Xhesika Berberi u shpall vajza fituese e “Miss Univers Albania 2011”, një spektakël i transmetuar në “Tv Klan”, të drejtën ekskluzive të së cilit e ka Joni Peçi. Në garën e vajzave modele, juria përzgjodhi fituese 18-vjeçaren nga Tirana, 1 .77 e gjatë, me sytë jeshil dhe tipare mes biondes dhe brunes. E veçanta e supermodeles ishte se përveç linjave perfekte, përfaqësonte imazhin e vajzës energjike dhe të qeshur. Ndërkohë, Xhesika do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin e “Miss Univers 2011”, organizuar nga Donald Trump, që këtë vit mbahet në Brazil. “Miss Universi” është konkurrenca më e madhe në botë për vajzat e reja në nivel ndërkombëtar dhe organizohet nga “Miss Universe Organization” me 69 vende anëtare. Ndërkohë që në “Tv Klan” vazhdon gara 8-javëshe e 60 vajzave dhe djemve që po ndajnë emocionet e tyre me publikun në spektaklin “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, organizuar nga “Joni Peçi Fashion Group”. Në këtë maratonë, prej tetë javësh spektakël në ekran, ku modelët do të sfilojnë me tendencat e fundit të modës, juria do t’i skualifikojë çdo javë deri në natën finale, ku do të zgjidhen “Super modelja” dhe “Super modeli” i vitit.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment