Gati revolucioni 126 milion eurosh tek City

Një eksod i vërtetë pritet të ndodhë në klubin e Mançester Sitit këtë verë. Revolucioni i trajnerit Mançini në skuadrën milionere pritet të arrijë shifrën e 126 milionë eurove në total.

Aston Vila u është shtuar klubeve të Sëlltikut dhe Leiçesterit, në garën për të transferuar portierin e dytë të Cityt, Shei Given.

Mes emrave të tjerë që pritet të mos e veshin fanellën e kaltër sezonin e ri, janë edhe ata të Emanuel Adebajor, Kreig Bellamy, Sean Wright-Phillips, Wayne Bridge, Patrice Vieira, Jo, Rocke Santa Kruz, Nedum Onuoha dhe Felipe Caisedo.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment