Kinë, shtohet numri i miliarderëve

Gjatë viteve të fundit është shtuar me hapa gjigandë numri i miliarderëve në Kinë.

Sipas krijuesit të listës së 100 personave më të pasur të Kinës, Rup Ert Hoogewerf, ata po i kushtojnë kohë dhe para ngritjes së nivelit të tyre kulturor.
Një nga njerëzit më të pasur në vend është Zong Qinghou, presidenti i një kompanie që prodhon pije freskuese.

Në këtë listë gjendet edhe biznesmeni Li Shufu, i cili është presidenti i një kompanie që prodhon automjete dhe që thuhet se do të blejë Volvon suedeze.

Shtimi i miliarderëve kinezë në listën e njerëzve më të pasur në botë është tregues i bumit ekonomik të vendit.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment