Anëtarja më e vjetër e Facebook-ut

Lily Stugnell planifikon të hapë profil dhe të bëhet anëtarja më e vjetër e rrjetit shoqëror Facebook. Kjo plakë 106 vjeçare ka vite që është bërë stërgjyshe.

Përveç profilit në Facebook, Stugnell ka ndërmend të hapë profil edhe në Twitter, pasi që ka përfunduar kursin për pensionistë në të cilin ka mësuar se si ta përdorë internetin.
Lily ka tre djem, katër nipa e mbesa dhe tre stërnipa e stërmbesa. Orën e parë për rrjetet shoqërore e mbajti muajin e kaluar. Dëshira e saj për ditëlindjen e 107 është ta ketë një iPad.

Kjo plakë jeton në Cinderford të Britanisë së Madhe me vajzën e saj 78 vjeçare Joy Williams.

“Është e vërtetë se dëshiroj të bëjë edhe shumë gjëra. Twitter më duket shumë interesant. Kur ta hapë profilin në Facebook, do të bëhem shfrytëzuesja më e vjetër. Kjo do të ndodhë para ditëlindjes time të 107 të cilën do ta festojë në gusht”, tha Stugnell.

Momentalisht shfrytëzuesja më e vjetër e Facebookut është Lillian Lowe e cila është 104 vjeçare. Ajo është regjistruar me emrin “Supergjyshja”, shkruan Mirror.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment