Forlani lihet nga e dashura pak para martesës pasi kapet me një mashkull(FOTO)

Sulmuesi uruguajan, Diego Forlan, është lënë nga e dashura e vet, modelja bukuroshe Zaira Nara. Ende nuk dihet përse ka ndodhur kjo gjë, por mediat amerikane-jugore pohojnë se modelja e ka kapur Forlanin në flagrancë me një mashkull. Ende nuk dihet nëse kjo hipotezë është e vërtetë. Për Forlanin duhet te ketë qenë vërtet e dhimbshme, sepse është pak javë para martesës që do të kishte me Zairën. Sulmuesi uruguajan është duke kaluar një moment të vështirë edhe në karrierën e tij, pasi këtë vit ka zhvilluar një sezon shumë të dobët me Atletiko Madridin dhe për këtë arsye ai mund të shitet tek turqit e Gallatasarajit.
(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment