Shqiptarët larg fondeve të BE-së

Shqiptarët në Maqedoni i shfrytëzojnë fondet evropiane në masë shumë të vogël. Mungesa e informimit si dhe trajnimeve se si të aplikohet dhe realizohet një projekt për IPA fonde apo fondet bujqësore IPARD ka bërë që shqiptarët të jenë larg këtij realiteti, raporton INA.

Abdulla M (45), është një bujk nga zona e Likovës, i cili rrëfen se nuk ka lidhje me fondet që i jep Evropa.

"Unë dëgjojë në lajme se del konkursi apo shpallja për bujqit për të marrë para apo ndihmë, por s`kam lidhje se si bëhet kjo punë. Askush nuk ka ardhur në komunën tonë me na tregu se si bëhet kjo punë. Le të vijnë të na sqarojnë se çka duhet, e pse edhe ne mos të marrim para", ka theksuar bujku likovas.
Por, edhe shoqatat joqeveritare bëjnë të ditur se kanë vështirësi për të realizuar ndonjë projekt për të tërhequr para nga fondet evropiane.

Ekspertët të ndarë për fondet Drejtori i Institutit për Studime Politike, Rizvan Sulejmani ka theksuar se fondet evropiane nuk ndahen sipas parimit të barazisë apo përfaqësimit të drejtë, por ato ndahen mbi parimin e konkurrencës dhe meritës. "Kjo nënkupton se që të mund të shfrytëzoni këto fonde, duhet të jeni të përgatitur për atë. Atje vlen kriteri din apo nuk din, e bën apo nuk e bën. Për këtë duhet të vlejë përgatitja e pjesës shqiptare në administratë, sidomos
komunat, ndërmarrjet si dhe organizatat joqeveritare", ka theksuar eksperti për çështje evropiane, Rizvan Sulejmani. Sipas tij, puna e parë që duhet bërë është që të përgatiten kuadro me gjuhë të huaja, të ketë trajnime për njohjen e lëndës dhe teknikës së aplikacioneve dhe përgatitjen e dokumentacioneve.

Vlerësimet e fundit janë kapacitetet administrative të Qeverisë së Maqedonisë janë përforcuar për të tërhequr këto fonde, kryesisht fondet paraqasëse IPA të BE-së, ndërsa për ndërmarrjet, shoqatat joqeveritare dhe komunat, as që mund të bisedohet, për shkak të mungesës së edukimit, trajnimeve dhe përgatitjes së projekteve.

Në Republikën e Maqedonisë deri tani janë harxhuar rreth 100 milionë euro mjete nga fondet IPA, e kjo shumë me siguri do të rritet edhe deri 120 milionë, informoi Bart Staes, lider i delegacionit të komitetit për kontroll buxhetor të Parlamentit Evropian, pas vizitës në vend.

"Ne nuk jemi në inspeksion, por vijmë të shohim çka po ndodh, sepse këtu po harxhohen para evropiane. Veni i juaj ofron shumë mundësi për investime, si bujqësia, turizmi, industria e xeheve dhe që të vihet deri te këto qëllime, duhet të vazhdohet në drejtimin e duhur", tha Staes.

Sipas tij, BE-ja dëshiron të përfshihet në vendin tonë, të ndihmojë, sepse e ka të qartë se Maqedonia ka të ardhme në Evropë.

"Dimë se shumë punë duhet të bëhen, por ato që bëhen janë në drejtimin e duhur. Të gjitha informatat të cilat i kemi marrë na japin konfirmim për këtë. Qartë është se në cilat sektorë është vendosur përqendrimi: reforma në administratën publike, lufta kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës. Ne do t′ju ndihmojmë ku duhet, por nga liderët e juaj, Parlamenti dhe qytetarët varet që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. Nëse këto reforma jaë të suksesshme, atëherë faktorët e jashtëm do të dëshirojnë të investojnë në vendin tuaj", tha Staes.

Sipas Derik Von, anëtar i delegacionit, BE-ja dëshiron të dijë se paratë nga fondet e BE-së harxhohen në projekte të cilat janë në dobi të qytetarëve të vendit, duke e potencuar si shembull të tillë OJQ "Porta e hapur", e cila thonë i ka impresinuar, ndërsa ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave nga tregtia me njerëz.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment