Ministrja Majlinda Bregu në hotel me 5 yje, deputetët “mbi karburant”

Deputetët janë në dietë, ndërsa ministrat e qeverisë Berisha nuk përfshihen në këtë kategori.
Gazeta “Shekulli” ka mësuar se delegacioni i parlamentit shqiptar, të cilët po qëndron prej dy ditësh në Belgjikë, nuk janë akomoduar në të njëjtin vend. 14 deputetët shqiptarë janë strehuar në një hotel me dy yje, pranë një karburanti, ndërsa ministrja e Integrimit në hotel me 5 yje në qendër të kryeqytetit. Majlinda Bregu, e cila është instaluar në një tjetër godinë për të kaluar ditët e saj gjatë qëndrimit në Belgjikë.

Nga kërkimet e bëra në internet për godinën ku u strehuan deputetët, rezulton se rrjeti i hoteleve “Ibis” ofron çmime të lira dhe kushtet e qëndrimit janë minimale. Megjithëse i njëjti hotel ndodhet edhe në qendër, apo në zonën e aeroportit, parlamenti ka preferuar që të bëjë përzgjedhjen e saj në periferi të kryeqytetit të Belgjikës.

Hoteli “Conrad” ku po qëndron ministrja Bregu është pjesë e rrjetit të hoteleve “Hilton” dhe ndryshon si nata me ditën me atë ku kaluan natën deputetët shqiptare. Megjithëse zonja Bregu është gjithashtu deputete, mbajtja e një portofoli qeveritar e ka favorizuar atë në dallim nga kolegët e saj.

Vetë deputetët shpjegojnë se ndryshimi është në faktin që qeveria ka fonde ndërsa parlamenti jo. Qëndrimi i tyre paguhet nga Kuvendi ndërsa Bregu shfrytëzon resurset “pa limit” të qeverisë.

Por, krahas kufizimit të lëvizjes deputetët u përballën me një sfidë të re, kur mjeti i cili i transportonte i ka ndaluar pra një karburanti në dalje të qytetit, ku të zgjedhurit do të kalonin netët gjatë qëndrimit në Bruksel. Madje një prej deputetëve u “ankua” dje tek “Shekulli” për faktin që nuk mund të hapte dritaren e dhomës pasi hynte era e karburantit.

(ama-news.al)








No comments:

Post a Comment