Festa Ndërkombëtare e Babait

Jo vetëm nënat festojnë, ditën e tyre të veçantë kanë edhe baballarët. Sot, e diel 19 Qershor, në shumë vende të botës festojnë baballarët!

Pak histori

Festa apo Dita e babait është një festë po aq e hershme sa ajo e gruas (8 Marsi).
Festimi për herë të parë i dokumentarizur duhet të jetë me datën 5 Korrik 1908 në Fairmont të Virgjinies Perëdimore (West Virginia) në kishën metodike lokale.

Ishte pikërisht znj. Sonora Smart Dodd ajo e cila kërkoi t’i dedikohet një ditë edhe babait dhe të festohet zyrtarisht, thjesht për të patur edhe baballarët një ditë të tyre.

Ajo u frymëzua gjatë pjesëmarrjes në kishë ku predikohej festimi e ditës së gruas në vitin 1909-të. Dodd organizoi një festë për herë të parë me 19 Qershor 1910-të, në Spokane të Washingtonit për nder të babait.
Festa u organizua në muajin Qershor sepse përkonte me ditëlindjen e babait të Dodds që ishte një veteran lufte. Prej atëhere Dita e Babait festohet çdo të diel të tretë të muajit Qershor.

Shprehni edhe ju sot dashurinë ndaj baballarëve me një përqafim të ngrohtë!


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment