Fejohet Rudina, “Jozefina” e famshme e “Portokalli”-së

Asaj nuk i zihet besë, në kuptimin e mirë të fjalës. Sepse sapo dikush të kthejë krahët, e ka përpirë çdo sjellje dhe karakteristikë, madje ka hyrë në mendjen e tij menjeherë. Është mjeshtre e imitimit dhe nuk kursen të përfshijë në galerinë e saj as mamin, vjehrrin apo vjehrrën. Me këta të fundit është prezantuar së fundi, ndërsa ka zyrtarizuar fejesën me të dashurin e saj për katër vitesh. Aktorja 23-vjeçare e spektaklit “Portokalli”, Rudina Dembacaj, tregon se si ndihet nën lëkurën e një politikaneje si Jozefina Topalli apo të një gazetareje televizioni.
Si gazetare në rol, cila mund të ishte një pyetje që mund t’ia bësh Rudinës dhe një Jozefina Topallit?
Nëse i bëj pyetje Rudinës, si personazhi i gazetares do i thosha: Hej Zot i madh ,po ku do i kalosh pushimet moj motër, ohuuu?
Ndërsa znj.Topalli: O znj. Topalli, hej Zot i madh a jeni lodhur në këtë situatë të rrëmujshme politike, ohuu?
Tashmë je identifikuar si Jozefina e “Portokallisë”, si je ndier këto kohë nën lëkurën e politikanes?
Nuk e kam ndier veten asnjëherë të tillë që në momentin që cilësohem si Jozefina e “Portokalli”-së, nuk ka lidhje me politikën.
Kur shkon në Shkodër, si reagojnë njerëzit kur të takojnë, merr komplimente apo kritika për faktin që imiton Jozefinën?
Shkodra e do humorin dhe e kupton shumë mirë atë. Marr shumë komplimente, gjë që më bën të ndihem shumë mirë. Këtë sezon të spektaklit “Portokalli”, ne u kishim thënë “Stop” politikanëve dhe disa njerëz, nëpërmjet rrjetit social të Facebook kanë shprehur mall për imitimin e znj.Topalli.
Ndërkohë që, je diplomuar për Juridik, do të jetë aktrimi profesioni yt në jetë?
Unë nuk bëj plane afatgjata thuajse asnjëherë, por një gjë e kam të sigurt dhe po jua them, unë aktrimin e dashuroj.
Përveç aktrimit, dimë që dashuroni dhe një person me të cilin sapo jeni fejuar. Cili është ky djalë ?
Fatlumi (qesh) quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë.
Cili nga ju të dy e kërkoi këtë fejesë?
Nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht.
Si ishte ceremonia, cilët ishin të ftuarit dhe si janë unazat që keni shkëmbyer?
Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë.
Do të provoni të bashkëjetoni apo pas fejesës vjen martesa?
Ah, sa për bashkëjetën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim.
Mirë, atëherë si është atmosfera në familjen tuaj? Eshtë i fejuari një tip që bën humor apo vetëm e kupton atë?
I ka të dyja, por është dhe shumë frymëzues për mua, që të imitoj njerëzit që i njohim të dy.
Meqënëse jemi te imitimi, ke pohuar se nuk kursen asnjë, madje as nënën tënd. Do të provoje të imitoje dhe vjehrrën?
Posi jo! E kam imituar dhe e imitoj shumë shpesh si vjehrrën, ashtu dhe vjehrrin.
Po nëse do të bëhej fjalë për të imituar politikanë meshkuj, cilin politikan mund të imitosh?
Në fakt, imitoj mirë deputetin Paulin Sterkaj (qesh).
Kthehemi tek skena, emocionet e dashurisë i bëjnë mirë një aktori humori apo i prishin me shumë punë?
Në rastin tim, bëjnë shumë mirë. Dal si flutur në skenë (qesh).

Përgjigjet e mia në tri mënyra, si Jozefina, Rudina dhe Gerta

Cila është mosha jote reale, dhe sa vjeç ndihesh?
Jozefina: Mosha jeme ashtperfekte për të qenë e suksesshme në politikë.
Gerta: Nuk pyeten zonjat për moshën.
Rudina: Jam 24 vjeç, ndjehem 24.
Ke menduar të bëhesh bionde, kur mund të të shohim të tillë?
Jozefina: Asnjëherë.
Gerta: Nuk eksperimentoj aq shumë me pamjen.
Rudina: Kam qenë për një kohë të gjatë.
Kur ke qarë për herë të parë, po për herë të fundit dhe pse?
Jozefina: Për herë të parë, kam qarë kur linda ma merr menja. Për herë të fundit nuk ta them.
Gerta: Për herë të parë nuk e di, për herë të fundit nuk e mbaj mend.
Rudina: Për herë të parë nuk e di, për herë të fundit para ca ditësh, kur pashë në ekran një lajm që më pas doli i rremë.
Kur e ke ngarë makinën për herë të fundit vetë pa shofer dhe me sa km në orë shpejtësi ishe?
Jozefina: Ka shumë kohë.
Gerta: Unë nuk kam shofer, gjithmone vetë e ngas.
Rudina: Sot. Me 110km/h maksimumi.
Një burrë në krah është domosdoshmëri apo pengesë në karrierë?
Jozefina: Mbështetje.
Genta: Mbështetje.
Rudina: Mbështetje.

No comments:

Post a Comment