Fabregas ia bën me sy Barçës

Cesc Fabregas thotë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë, por insiston se është i lumtur në Arsenal. Përfaqësuesi spanjoll ishte pjesë e ‘La Masia’, sistemit fenomenal për të rinj, para se t’u bashkohej ‘Topçinjve’ në vitin 2003.

Vitet e fundit vazhdimisht thuhet se ai do të rikthehet te gjiganti katalonas. “Është frustruese të mos fitosh trofe. Barcelona është ekip i madh, më i miri në botë. Të luash atje është garanci se do të fitosh”, tha Fabregas.

Raportet nga Spanja javën e kaluar thoshin se përfaqësuesit e spanjollit janë takuar me ata të Barçës këtë verë, por menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se futbollisti nuk do të larohet nga Emirates, as këtë verë.

“Unë nuk dëshiroj të kërcej dhe të them se dëshiroj t’i bashkohem Barçës. Pas tetë vjetësh në Arsenal, nuk dëshiroj ta dëmtoj klubin. Kjo nuk është mënyra e sjelljes sime. Jam mjaft i lumtur, për momentin jam lojtar i Arsenalit, kjo është e tëra. Wenger e di se çfarë dua unë dhe ai është bosi. Ai vendos”, vazhdoi Fabregas.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment