Erdogan: Me mua fituan të gjithë

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të gjejë kompromis me partitë opozitare, pas sigurimit të mandatit të tretë për të qeverisur vendin. “Populli na dha një mesazh, për të ndërtuar një kushtetutë të re përmes konsensusit dhe negociatave”, tha Erdogan. Ai foli edhe për aspiratat e Turqisë për të qenë “zëri” i Perëndimit, Lindjes së Mesme dhe Muslimanëve duke u shprehur se Boshnjakët, Lebanezët, Sirianët dhe Palestinezët përfitojnë nga fitorja e tij.

“Më besoni, Sarajeva fitoi sot po aq sa fitoi dhe Stambolli, Bejruti fitoi po aq sa Izmiri, Damsku sa Ankaraja, Jerezulemi sa Diarbakir”, është shprehur kryeministri i Turqisë. Partia e Erdogan, për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi me afërsisht 50% të votave ose 325 vende në Parlament në zgjedhjet e së dielës. Kjo parti pritej të fitonte zgjedhjet pavarësisht se Erdogan ishte akuzuar për stil udhëheqës autoritar.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të gjejë kompromis me partitë opozitare, pas sigurimit të mandatit të tretë për të qeverisur vendin. Partia e Erdogan, për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi me afërsisht 50% të votave ose 325 vende në Parlament. Kjo parti pritej të fitonte zgjedhjet pavarësisht se Erdogan ishte akuzuar për stil udhëheqës autoritar. Kjo fitore është shumë larg “super maxhorancës” që do të bënte të mundur ndërmarrjen e reformës kushtetuese. Dhe në zgjedhjet e 2007, partia e Erdogan fitoi 331 vende në Parlament.

Partia e Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 me 34% të votave, ndërsa në zgjedhjet e 2007 fitoi bindshëm me 47%. Parti e dytë në këto zgjedhje ka dalë Partia Republikane Popullore me 26% të votave ndërsa e djathta ekstreme, Partia e Lëvizjes Kombëtare ka vetëm 13%.
(shekulli.com)

No comments:

Post a Comment