Elvana triumfon në “Top Fest 8”

Elvana Gjata me këngën "Me ty" ka fituar çmimin kryesor në edicionin e tetë të festivalit alternativ “Top Fest”, në natën finale që u mbajt të dielën mbrëma në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Gjithashtu Elvana u shpall edhe artistja më e mirë, ndërsa çmimi për artistin më të mirë mashkull i takoi Gent Bushpepës.Kënga “Me ty”, prodhim i Flori Mumajesit, ishte kënga më e votuar në edicionin e sivjetmë të këtij festivali. Ndërkaq, Flori me hitin e tij “Tallava” fitoi çmimin e internetit.
Flaka Krelani ishte fituese në kategorinë rok-alternativ, Xhensila e fitoi çmimin Pop-R&B, ndërsa interpretues më të mirë u shpallën Anjeza Shahini dhe Dren Abazi./zoneelire.blogspot.com/




No comments:

Post a Comment