Sa deputetë fituan partitë shqiptare?!

Organizata joqeveritare "Most", e cila vëzhgoi zgjedhjet ka publikuar rezultatet e paraprake duke nxjerrë numrat e deputetëve sipas partive politike.
Sipas të dhënave paraprake, VMRO-DPMNE ka fituar 56 deputetë, LSDM ka fituar 43 deputetë, BDI ka fituar 14 deputetë, PDSH ka fituar 8 deputetë dhe RDK 2 deputetë.
Partitë shqiptare Demokracia e Re (DR), Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) dhe Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) nuk kanë arritur të fitojnë asnjë deputet.

Kështu, sipas të gjitha gjasave, këtë herë shqiptarët në Parlamentin e Maqedonisë do të kenë 24 deputetë ose 5 deputetë më pak se në parlamentin e kaluar. Në përbërjen e kaluar të parlamentit, BDI kishte 18, ndërsa PDSH 11 deputetë.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment