Eksodi i çamëve, projekt për një kompleks varrezash.

Çelet konkursi për ndërtimin e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë, në Qaf-Botë.
Varrezat do të ndërtohen në fshatin Kllogjer të rrethit Sarandë, aty ku prehen më shumë se dy mijë shqiptarë të Çamërisë.

Kryetari i jurisë që do të përcaktojë fituesin, Artan Lame deklaroi se ky projekt synon të vendosi në vend dinjitetin e viktimave të genocidit.

“Ne kemi për detyrë qytetare që të kujtojmë me respekt të gjitha viktimat e masakrave të kryera nga regjime diktatoriale, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi që të pengojmë ngjarje të tilla të ndodhin sërish” – tha Lame.
Kryetari i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana deklaroi se padrejtësitë e së kaluarës duhet të gjejnë rrugën e zgjidhjes, duke risjellë nga kampi që u ngrit në vitin 1944 në Kllogjer, për të strehuar viktimat e spastrimit etnik dhe genocidit nga forcat ekstremiste greke.

(noa.al)



No comments:

Post a Comment