PS-ja gati për dialog

“Partia Socialiste është e gatshme t`i hapë rrugë dialogut me mazhorancën vetëm nëse hiqet dorë nga vjedhja e mandatit të saj në Tiranë”. Kjo deklaratë është lëshuar nga deputeti i PS-së Ditmir Bushati në një konferencë për shtyp duke shtuar se kryeministri Berisha duhet të gjithashtu të respektojë shtetin e së drejtës dhe institucionet ndërkombëtare.

“Përmbushja me rigorozitet e tyre sikundër prioriteteve të tjera do t`i hapte rrugën procesit të shtetndërtimit”, theksoi Bushati.

Partia Socialiste është bashkuar sot deklaratave të ndërkombëtarëve për përfundimin e procesit zgjedhor.

“Farsa që vijon të shfaqet para syve tanë nga tavolina e Ristanit në KQZ, përdorimi politik i Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk vuri në vend drejtësinë e kërkuar dhe mospranimi i ekspertizës ndërkombëtare nga ana e qeverisë prej një institucioni prestigjioz si Komisioni i Venecias, siç i ka hije një vendi e shoqërie Europiane, përbëjnë vetëm disa prej fakteve se përse zgjedhjet nuk përmbushen standardet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike” theksoi Bushati. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment