Shqiptarët furnizonin me drogë Athinën.

Policia kishte piketuar prej disa kohësh dy shqiptarë, të cilët qarkullonin në qendër të Athinës dhe furnizonin “konsumatorët” e tyre me lëndë narkotike.
Megjithatë, veprimtaria e dy burrave, të moshës 34 dhe 27 vjeç, përfundoi me prangosjen e tyre ditën e enjte, kur policia organizoi një operacion i cili doli me sukses pasi bërën të mundur kapjen e tyre në Agjia Varvara dhe në zonën e Moshatos.

Në kontrolin që u zhvillua më pas u gjetën dhe u sekuestruan:

• Sasi heroine 2,384 gram
• Sasi kanabis sattiva 50 gram
• Shumën prej 800 euro
• Një peshore
• Katër celularë
• Një makinë

Forcat e policisë janë në kërkim për veprimtarinë e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment