E.Coli me prejardhje nga soja.

Në një konferencë shtypi në Hanover, ministri i Bujqësisë në Saksoninë e Poshtme, Gert Linderman, deklaroi se autoritetet gjermane të shëndetësisë më në fund duket se kanë zbuluar origjinën e bakterit vrasës.
Sipas Linderman, është identifikuar një produkt i cili është shpërndarë në të gjithë lokalitetet ku janë verifikuar infektime masive me EHEC. Filizat e sojes, të konsumuara të pagatuara mund të kenë qenë burimi i epidemisë së rëndë të E. coli në Gjermani.

Disa vjet më parë, filizat e sojës kanë qenë shkaktare të një epidemie të ngjashme në Azi.

Një deklaratë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë për autoritetet gjermane, pasi fajësuan kastravecët spanjollë për përhapjen e bakterit./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment