E. coli, 43 viktima në Europë

Bilanci më i fundit i viktimave të epidemisë së bakterit Escherichia Coli ka arritur në 43 vetë, në rang europian.

Lajmin e ka konfirmuar një institut mjekësor evropian, sipas të cilit 42 nga viktimat janë regjistruar vetëm në Gjermani.

Sipas burimit, bëhet fjalë për tre viktima të tjera krahasuar me një javë më parë.

Në të njëjtën kohë, po në Gjermani, janë rregjistruar 3.688 persona të infektuar, shifër kjo që tregon se ka një rritje me 87 raste më shumë, krahasuar me konfirmimin mëparshëm.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment