Pozzo: Nëse Barca transferon Sanchez, Reali nuk do të fitoj asnjë trofe

Presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo ka sulmues në mënyrë direkte Real Madridin ndërsa e ka ngritur në një nivel tepër të lartë lojtarin e tij, Alexis Sanchez duke thënë se nëse ai transferohet te Blaugranët gjatë kësaj vere atëherë Los Blancos nuk do të fitojnë asnjë trofe sezonin e ardhshëm.


“Nëse Barcelona e do atë atëherë duhet të paguajë çmimin e tij real që është 50 milionë euro. Ai është një efekt që mungon në pikturën e Guardiolas, është një lojtar që bën diferencën”.

“Ju nuk do të thuani se ai është një lojtar i shtrenjtë sepse jam i bindur se nëse Barca e transferon atë atëherë Reali nuk do të fitoj asgjë sezonin e ardhshëm. Unë jam i sigurtë se ai do të tregojë për se vlen për atë shumë parash”, tha Pozzo për AS.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment