Domenech s’do të jetë selektor i Algjerisë

Raymond Domenech nuk do të jetë selektor i ri i përfaqësueses së Algjerisë. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Mohamed Raouraoua.

”Është një thashetheme, nuk e kemi kontaktuar kurrë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, goal.com shkruan se trajnerët të cilët janë përfshirë në rrethin e ngushtë për ta marrë këtë post janë: gjermani Jurgen Klinsmann dhe braziliani Carlos Dunga.

Deri tash, selektor i vendit arab ishte Abdelhak Benchikha, i cili e shkëputi kontratën javën e kaluar.

Klinsmann e Dunga janë më të përfolurit në listën e cila përfshinte 43 trajnerë.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment